Ndërlidhjet

Rusia nuk përjashton aksionin tokësor në Libi


Rusia është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e një operacioni të mundshëm tokësor në Libi, por vetëm me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Nisem nga parimi që operacioni mund të miratohet vetëm nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Nëse dikush ka dëshirë të kërkojë një mandat të tillë, duhet të vijë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ne do ta marrim atë kërkesë në konsideratë”, i tha Lavrov televizionit rus, TVT.

“Ne e kemi marrë informatën që projekte të tilla janë diskutuar në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha më tej Lavrov.

Rusia e cila ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka qenë e përmbajtur gjatë votimit të rezolutës 1973, që mundësojë ndërhyrjen ndërkombëtare të koalicionit kundër regjimit të Muamer Gadafit, duke lejuar miratimin e saj.
XS
SM
MD
LG