Ndërlidhjet

Tërmet në Rumani


Në zonën Vranqa të Rumanisë, të dielën në mëngjes është regjistruar një tërmet me fuqi 4.9 shkallë të Rihterit. Nuk raportohet për viktima, ndërsa dhe dëmet materiale nuk janë të mëdha.

Ky tërmet, përpos Rumanisë, është ndjerë edhe në Bullgarinë fqinje si dhe në Moldavi.

Epiqendra e këtij termeti ka qenë në thellësi prej 137 kilometra ndërsa dridhjet e tokës fillimisht janë regjistruar në orën 5.24 të mëngjesit.
XS
SM
MD
LG