Ndërlidhjet

Kameron mbron sulmet e NATO-s në Libi


Kryeministri i Britaisë së Madhe, Dejvid Kameron ka përkrahur sot politikat e NATO-s duke i quajtur sulmet në Libi, “në të njejtën vijë me udhëzimet e OKB-së”.

Kameron, megjithatë, ka refuzuar që të komentojë raportimet për vrasjen e djalit të liderit të Libisë, Muamer Gadafi dhe nipërit e tij nga një sulm i NATO-s, duke i quajtur “raportime të pakonfirmuara”.

Reagimi i kryeministrit britanik vjen pasi zëdhënësi i qeverisë së Libisë kishte informuar mediat vendore se Gadafi ka arritur t’i shpëtojë një sulmi të NATO-s në Tripoli, mirëpo më pak fat kishte një nga djemtë dhe tre nipërit e tij që humbën jetën në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG