Ndërlidhjet

logo-print

Forcat qeveritare siriane vazhdojnë bombardimin e Daras


Tanket e ushtrisë siriane, siç raportojnë dëshmitarët, kanë bombarduar lagjen e vjetër të qytetit jugor, Dara, ndërsa janë dërguar përforcime shtesë në këtë qytet që mbahet i rrethuar për më shumë se një javë, për shkak të demonstratave anti-qeveritare.

“Burrave ju është ndaluar që të dalin jashtë shtëpive, ndërsa grave ju është lejuar që të dalin vetëm herët në mëngjes në kërkim për ushqime”, ka thënë një dëshmitar që s’ka pranuar të identifikohet.

Qyteti Dara ka mbetur pa ujë, naftë apo energji elektrike që nga e hëna, kur regjimi i Presidentit Bashar Al Asad, ka dërguar atje tanket ushtarake dhe snajperistët që të shpërndajnë protestuesit që kërkojnë largimin nga pushteti të Asadit.

Numri i të vdekurve nga demonstruesit dhe forcat qeveritare në tërë Sirinë ka arritur në 535 persona, një fakt ky që ka nxitur dënimin e regjimit të Asadit nga gjykata ndërkombëtare dhe sanksioneve financiare tashmë të vendosura nga SHBA-të për zyrtarët e lartë të Sirisë.

Bashar al Asad është emëruar President i Sirisë në vitin 2000, pas vdekjes së të atit, Hafez al Asad i cili e ka udhëhequr vendin për 29 vjet.
XS
SM
MD
LG