Ndërlidhjet

logo-print

1 Maji në Rusi, shënohet me marshime pro qeveritare


Qindra mijëra njerëz kanë marshuar sot në Rusi, në demonstratat e zakonshme të 1 majit, shumica e të cilave ishin në përkrahje të Kremlinit.

Në Moskë, pothuajse 5 mijë komunistë dhe anëtarë të grupeve majtiste marshuan në qytet duke mbajtur flamuj të kuq duke shënuar kështu festën e tyre, ajo që në kohën sovjetike ishte e njohur si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtarë për Punëtorët.

Partia kryesore e vendit, Rusia e Bashkuar, ka mbledhur turmën më të madhe të njerëzve ku ishin të përfshirë edhe punëtorët e fabrikave dhe instituteve të dhe përreth Moskës.

Organizatorët e këtij tubimi thanë se 25 mijë persona kanë marrë pjesë. Rusia, në të njejtën kohë po bëhet gati për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit ndërsa disa muaj më pas do të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale ku pritet të garojnë edhe Presidenti aktual, Dmitri Medvjedev dhe Kryeministri, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG