Ndërlidhjet

Ahmedinexhad konfrontohet me Udhëheqësin Suprem


Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se Presidenti Mahmud Ahmedinexhad, ka marrë pjesë në një takim qeveritar sot pas mungesës një javore për shkak të tensioneve që ishin raportuar në mes të Ahmedinexhadit dhe udhëheqësit suprem të Iranit.

Konfrontimi në mes të Ahmedinexhadit dhe Ajatollah Ali Hamenei përfshinte suspendimin e shefit më me ndikim të shërbimit të inteligjencës, Hejdar Moslehi.

Hamenei menjëherë reagojë duke e rikthyer në punë Moslehin. Më pas, në atë që dukej si protestë, Presidenti nuk mori pjesë në dy takime të kabinetit, javën e kaluar.

Para një jave, Hamenei bëri një qortim të rrallë publik ndaj Ahmedinexhadit duke thënë se ai nuk do të hezitojë që të intervenojë në çështjet e qeverisë, çdo herë kur është e nevojshme.
XS
SM
MD
LG