Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohen ambasadat në Tripoli


Objektet e OKB-së dhe disa misione ndërkombëtare janë sulmuar nga turma të zemëruara libiane pas lajmit se nga një bombardim i NATO-s është vrarë një nga djemtë e Muamer Gadafit.

Një zyrtar i OKB-së i ka thënë BBC-së se stafi i tij do të tërhiqet nga Libia. Britania e Madhe e ka përjashtuar Ambasadorin e Libisë pasi objektet e saj në Libi u sulmuan.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Italisë e ka dënuar “aktin e vandalizmit” në Ambasadën e saj. Italia është një nga shtetet e fundit që iu ka bashkuar sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Gadafit.

Raportohet se po protestohet edhe para misionit diplomatik amerikan në Tripoli.

Mediat e Libisë raportuan më hëret se Gadafi i ka shpëtuar një sulmi ajror të NATO-s në një shtëpi në Tripoli. Të njejtat raportime të pakonfirmuara thonë se djali 29 vjeçar dhe tre nipërit e Gadafit janë vrarë nga i njejti sulm.

NATO, përmes një komunikate, e ka mohuar se Gadafi ka qenë caku i sulmit duke thënë se ata „nuk i sulmojnë individët“.
XS
SM
MD
LG