Ndërlidhjet

Bie liria e mediave në botë



Liria e shtypit në botë ka rënë në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit, ku vetëm një në gjashtë persona në botë jeton në një shtet që ka media të lirë e të pavarur.

Ky është vlerësimi i Freedom House sipas raportit më të fundit të kësaj organizate.

Vendet ku është shënuar rënia më e ndjeshme e lirisë së shtypit janë Egjipti, Turqia dhe Ukraina.

Dhjetë shtetet me shkallën më të ulët të lirisë së medies janë Bellarusia, Turkmenistani, Uzbekistani, Irani, Birmania, Kuba, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Libia dhe Korea e Veriut. Në këto vende mediet e pavaruara nuk ekzistojnë dhe shtypi është vetëm zëdhënës i regjimit.
XS
SM
MD
LG