Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: Vrasje e Bin Ladenit, sukses i madh për SHBA-të



Rusia e ka përshëndetur vrasjen e kreut të rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden, duke e cilësuar "sukses të madh", dhe ka shtuar se dëshiron të forcojë bashkëpunimin me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit.

"Kremlini e përshëndet vrasjen e suksesin serioz të cilin SHBA-të e kanë arritur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar", transmetuan agjencitë ruse deklaratën e presidentit Dimitrij Medvedev.

"Rusia është ndër vendet e para që janë ballafaquar me kërcënimin nga terrorizmi global", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG