Ndërlidhjet

Tanket e Gadafit godasin Misratën



Forcat besnike të Moamer Gadafit kanë ndërmarrë sulme të reja me tanke ndaj forcave të kryengritësve që janë rrethuar në qytetin perëndimor të Misratës.

Burimet spitalore thanë se luftimet gjatë natës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë njerëzve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Misrata është e rrethuar plotësisht nga trupat e Gadafit dhe furnizimet krejtësisht varen nga deti.

Ndërkohë në kryeqytetin Tripoli, po bëhen përgatitjet për varrimet e djalit më të ri të Gadafit dhe tre nipërve të tij, të cilët e humbën jetën dje në sulmin e NATO-s.
XS
SM
MD
LG