Ndërlidhjet

Jahjaga: Bota prej sot është më paqësore



Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka përshëndetur vrasjen e kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden.

"Prej sot bota është më paqësore, prej sot njerëzit janë më të sigurt të shkojnë në punë, në shkollë, të udhëtojnë me metro, me tren, me aeroplan, më të sigurt për jetën e tyre. Kryeterroristi Osama Bin Laden mori dënimin e merituar pas gjithë vrasjeve, vuajtjeve, dhimbjeve dhe dëmeve që i shkaktoi botës. Drejtësia u vu në vend", tha Jahjaga.

"Republika e Kosovës, populli i saj e mirëpritën lajmin për eliminimin e kryeterroristit të botës, duke qenë të ndërgjegjshëm dhe të falenderueshëm për intervenimin e NATO-s në Kosovë, disa vjet më parë, kur u ndal lufta dhe spastrimi etnik, u vendos paqja dhe stabiliteti në rajon", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG