Ndërlidhjet

Obama dëshiron të kthejë besimin te ëndërra amerikane



Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se dëshiron të jetë lider, i cili e ka kthyer besimin e popullit tek ëndërra amerikane.

Në një intervistë për gazetaren Opra Vinfri, Obama ka shprehur zhgënjimin me politikën e Uashingtonit dhe me dështimin e tij që ta zbutë atë, siç kishte premtuar më parë.

Në emisionin "Shou i Opra Vinfrit", të xhiruar javën e kaluar në Çikago, Obama ka marrë pjesë me bashkëshorten Mishel.

Në pyetjen se çfarë trashëgimie do të donte të linte nëse rizgjedhet në vitin 2012, Obama ka thënë se do të deshte që njerëzit të ndjejnë se me punë të vyer mund t'i sigurojnë vetes kushte më të mira në jetë.

Intervista e çiftit Obama pritet të transmetohet sot.
XS
SM
MD
LG