Ndërlidhjet

Media iraniane thotë se Izraeli përgatitet të sulmojë



Një raport nga televizioni shtetëror i Iranit sugjeron se Izraeli po grumbullon aeroplanë luftarakë në një bazë ajrore në Irak për të sulmuar Republikën Islamike.

Televizioni Press TV i është referuar një personi të paemëruar që besohet të jetë i afërt me klerikun e njohur shiit, Muktada al-Sadr.

Pentagoni e hodhi poshtë raportin duke e cilësuar si "qesharak".

Zyrtarët irakianë e kanë mohuar raportin si të pabazë.
XS
SM
MD
LG