Ndërlidhjet

Turqia kërkon BE-ja t'i lehtësojë kufizimet e vizave



Presidenti turk Abdullah Gyl tha se kufizimet e vizave të Bashkimit Evropian për shtetasit e Turqisë janë të padrejta dhe duhet të lehtësohen.

Gjatë një vizite shtetërore në Austri, Gyl tha se vendi i tij iu bashkangjit unionit doganor me BE-në para 16 vjetësh, por shumë biznesmenë turq ende kanë probleme burokratike për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Gyl poashtu u bëri thirrje imigrantëve turq në Austri që të mësojnë dhe të flasin gjermanishten.

Nga tetë milionë banorët e Austrisë, rreth 250 mijë kanë rrënjë turke, dhe 112.150 janë shtetas të Turqisë.
XS
SM
MD
LG