Ndërlidhjet

ADN konfirmon vrasjen e bin Ladenit



Shtetet e Bashkuara kanë përdorur disa metoda për t'i identifikuar mbetjet e liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden, përfshirë analizën e ADN-së, kanë thënë zyrtarë amerikanë.

Një zyrtar i paemëruar i ministrisë së mbrojtjes, i cili i kishte parë fotografitë e trupit, ka refuzuar t'i saktësojë metodat e identifikimit, por dy zyrtarë të tjerë të administratës kanë konfirmuar se janë shfrytëzuar mostrat e ADN-së.

Sipas tyre, metodologjia e këtillë është e saktë në 99,9 % të rasteve.
XS
SM
MD
LG