Ndërlidhjet

Ban: Vdekja e bin Ladenit, kthesë në luftën kundër terrorizmit



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se vdekja e Osama bin Ladenit paraqet "kthesë" në luftën globale kundër terrorizmit.

"Kombet e Bashkuara i dënojnë ashpër të gjitha format e terrorizmit pavarësisht qëllimit që kanë dhe vendit ku kryhen", tha Ban.

Kreu i OKB-së tha se "krimet e Al Kaidës i kanë goditur të gjitha kontinentet dhe kanë shkaktuar tragjedi që kanë marrë jetët e mijëra burave, grave dhe fëmijëve".

Bin Laden u vra të dielën në një operacion të forcave speciale amerikane në Pakistan, kurse trupi i tij u hodh në det.
XS
SM
MD
LG