Ndërlidhjet

logo-print

Në SHBA nuk rritet shkalla e rrezikut nga terrorizmi



Sekretarja për Sigurinë e Atdheut, Xhenet Napolitano, tha se autoritetet amerikane nuk kanë ndërmend të rritin shkallën e rrezikut nga sulmet terroriste pas likuidimit të kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Ajo tha se niveli i rrezikut nga sulmet terroriste do të rritet kur autoritetet të kenë informata konkrete apo të besueshme, të cilat mund t'i bëhen publike opinionit.

Napolitano shtoi se SHBA mbeten në gjendje të gatishmërisë së shtuar, dhe se vendi është më i sigurtë sesa ka qenë në 11 shtator 2001 për shkak se bin Ladeni është i vdekur.
XS
SM
MD
LG