Ndërlidhjet

Në 2010-ën janë vrarë 102 gazetarë



Gjithsejt 102 gazetarë janë vrarë në vitin 2010, tetë më shumë se një vit më parë, tha Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me seli në Vjenë..

Rajoni më i rrezikshëm për gazetarët ka qenë Azia me 40 gazetarë të vrarë, ndërsa pastaj vjen Amerika Latine me 32 të vrarë, thuhet në raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë.

Vendi më vdekjeprurës për gazetarët është Pakistani me 16 të vrarë. Meksika radhitet e dyta me 12, ndërsa Hondurasi i treti me 10 të vdekur.

Shtatë gazetarë kanë vdekur në Evropë, dy në Rusi, dhe nga një në Greqi, Bullgari, Bellorusi, Letoni dhe Turqi.

Insituti tha se në dekadën e kaluar janë vrarë gjithsejt 788 gazetarë.

Iraku, me 177 vrasje, Filipinet me 96 dhe Kolumbia me 50 gazetarë të vrarë radhiten si vendet më të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG