Ndërlidhjet

Libi: Vazhdim i luftimeve në rajonin Malet Perëndimore


Raportohet se forcat lojale ndaj regjimit të Muamer Gadafit në Libi, po i shtojnë sulmet kundër pozicioneve të kryengritësve në rajonin Malet Perëndimore të këtij vendi.

Një zëdhënës i kryengritësve i tha agjencisë Rojters se së paku 10 raketa e kishin marrë në shënjestër qytetin Zintan, mbrëmë vonë.

Qyteti Berber në këtë rajon, afër kufirit me Tunizinë, ishte goditur nga forcat qeveritare, pasi i ishte bashkuar kryengritjes, e cila ka shpërthyer para dy muajsh.

Refugjatët thonë se qytetet në rajonin e izoluar janë afër gjendjes së urisë.

Mëtutje, në pjesën lindore të Libisë, një zëdhënës i kryengritësve në qytetin e rrethuar bregdetar, Misrata, tha se dje ka pasur luftime afër aeroportit të qytetit.
XS
SM
MD
LG