Ndërlidhjet

Obama bën thirrje për unitet kombëtar


Presidenti amerikan, Barak Obama, u bëri thirrje ligjvënësve, që të vazhdojnë në frymën e unitetit kombëtar, pas vrasjes së Osama bin Ladenit.

Në një darkë për liderët e Kongresit, mbrëmë vonë, presidenti Obama tha se vendi po e përjeton të njëjtin lloj të bashkimit, që kishte ndodhur pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se bota është një vend më i mirë pas vdekjes së liderët të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Ndërkaq, duke folur në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Obama theksoi se kjo ishte ditë e mirë për vendin dhe se Shtetet e Bashkuara e mbajtën zotimin që drejtësia të shkojë në vend.

"Sot na përkujtohet se nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë si komb kur punojmë së bashku, dhe kur e kujtojmë ndjenjën e unitetit që na përkufizon si amerikanë", theksoi Obama.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se porosia për talibanët mbetet e njëjtë.

"Nuk na mundni dot, por mund të zgjidhni të braktisni Al Kaidën dhe të merrni pjesë në procesin politik paqësor”,
tha Klinton.
XS
SM
MD
LG