Ndërlidhjet

HRW: Të tërhiqen dënimet me vdekje për shiitët në Bahrejn


Organizata Human Rights Watch u ka bërë thirrje autoriteteve në Bahrejn, që t’i tërheqin dënimet me vdekje dhe burgim të përjetshëm të gjyqeve ushtarake ndaj shiitëve, për vrasjen e dyshuar të dy pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

HRW tha se gjykimi i shtatë të akuzuarve, katër prej tyre janë dënuar me vdekje, ka zgjatur më pak se dy javë.

Ata janë civilët e parë të dënuar në gjyqet speciale ushtarake, të krijuara pas goditjes kundër protestave të udhëhequra nga shiitët, që kërkonin reforma demokratike.

Sipas autoriteteve, katër policë ishin vrarë në muajin mars, pasi ishin goditur nga automobilat gjatë protestave.

Organizata tjetër, Amnesty International, javën e kaluar, kishte kërkuar nga Bahrejni, që t’i bllokoj ekzekutimet.

Poashtu, javën e kaluar, një zyrtar i Bahrejnit tha se 405 të arrestuar ishin dërguar në gjykata ushtarake, ndërsa 312 të tjerë ishin liruar.
XS
SM
MD
LG