Ndërlidhjet

Rusi: U vranë tre militantë


Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se tre militantë janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura me forcat e sigurisë në rajonin jugor të Rusisë, Kabardino – Balkaria.

Autoritetet thanë se militantët kishin hapur zjarr, kur forcat e sigurisë ishin përpjekur për t’i arrestuar.

Është thënë se me këtë rast, ishte aktivizuar një bombë, që ishte në makinën e militantëve

Rajoni Kabardina – Balkaria, që është pjesë e Kaukazit Verior, është kryesisht i banuar me popullatë myslimane.

Në të kaluarën, në këtë territor, ka pasur trazira periodike, ndërsa jostabiliteti kryesor është zhvendosur në territoret, siç janë Çeçenia, Dagestani dhe Ingushtetia.
XS
SM
MD
LG