Ndërlidhjet

Kabul: Talibanët kanë përdorë fosfor të bardhë


Veprimtari për të drejtat e njeriut, Nader Nadery, njoftoi se qeveria e Afganistanit ka thënë se luftëtarët talibanë kanë përdorë fosforin e bardhë dhe armatim tjetër ndezës për t’i sulmuar fshatarët në provincën perëndimore Farah, të cilët po strehoheshin nga përleshja e armatosur ndërmjet militantëve dhe pjesëtarëve të ushtrisë amerikane.

Zoti Nadery, nga Komisioni i pavarur për të drejtat e njeriut në Afganistan, thotë se guvernatori i provincës Farah, u ka thënë hetuesve, se shumica e 130 civilëve të vrarë në këto përleshje, kishin të djegura të mëdha, që kanë mundur të shkaktohen nga talibanët.

Mjekët afganë po i trajtojnë 16 pacientë me djegie të mëdha, që u ishin shkaktuar nga përleshja në fillim të këtij muaji.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se nuk ka përdorë kurrfarë fosfori të bardhë apo materiale të tjera ndezëse.
XS
SM
MD
LG