Ndërlidhjet

logo-print

Gripi i derrave vazhdon të përhapet


Kina sot ka konfirmuar rastin e saj të parë të gripit të derrave. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë konfirmuar 2532 raste të këtij gripi.

Numri i rasteve të konfirmuara gjatë ditëve të fundit është rritur për afro 600 raste të reja të raportuara të shtunën dhe të dielën.

Deri tash në Meksikë janë raportuar 48 vdekje nga ky virus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara tre vetë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Pesë raste të reja të gripit të derrave janë raportuar të dielën në Kanada, kështu që numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me këtë virus në këtë vend arriti në 286.
XS
SM
MD
LG