Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë më se 700 militantë


Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, thotë se nga ofensiva kryesore ushtarake në veriperëndim të këtij vendi, gjatë katër ditëve të kaluara, janë vrarë afro 700 militantë.

Gjatë ditës së djeshme, pezullimi i ofensivës, ka lejuar që dhjetëra mijëra civilë të largohen nga Lugina Swat dhe të kërkojnë hapësira më të sigurta.

Kombet e Bashkuara thanë sot se 360 mijë njerëz të zhvendosur janë regjistruar në kampe dhe qendra prej datës 2 maj, kur janë larguar nga Lugina Swat.

Ushtria e Pakistanit e ka filluar një ofensivë të shkallës së gjërë në këtë hapësirë, pasi talibanët ishin përpjekur për të imponuar kontrolin e tyre në këtë territor.
XS
SM
MD
LG