Ndërlidhjet

KS i OKB: Ftesë për krijimin e shtetit palestinez


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë unanimisht ka ftuar për krijimin e shtetit palestinez, vetëm një javë para arritjes së kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington ku do të takoj presidentin Barack Obama.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rajs, ka thënë se presidenti Obama i vendosur ql në muajt e ardhshëm të çojë përpara procesin e “paqes së gjithanshme ndërmjet Izraelit dhe fqinjëve arabë”.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, që ka kryesuar takimin e Këshillit të Sigurimit ka ftuar të dy palët, Izraelin dhe palestinezët, të punojn bashkërisht rreth këtij qëllimi.
XS
SM
MD
LG