Ndërlidhjet

logo-print

Inaugurohet Ivanov - nuk ftohet Sejdiu


Sot inaugurohet presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Në këtë solemnitet do të marrin pjesë edhe presidentët e Shqipërisë, Kroacisë dhe Serbisë - Bamir Topi, Stipe Mesiq dhe Boris Tadiq. Në ceremoninë e inuagurimit nuk është ftuar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Zyrtarisht asgjë nuk është kumtuar për mosftesën e presidentit, por jozyrtarisht kjo ndërlidhet me ardhjen në këtë ceremoni të presidentit serb Tadiq. Ky veprim i presidentit të ri është kritikuar nga partite opozitare dhe organizatat joqeveritare që kanë ftuar BDI-në të bojkotoi inaugurimin e presidentit Ivanov.
XS
SM
MD
LG