Ndërlidhjet

I akuzuari Demjanjuk arriti në Gjermani


Sot në Gjermani nga Shtetet e Bashkuara ka arritur John Demjanjuk, i dyshuar se ishte roje në kampet naziste të vdekjes.

Ai akuzohet se ishte i përfshirë në vrasjen e afro 29 mijë hebrenjve në një kamp nazist të koncentrimit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Procesi gjyqësor i të dyshuarit Demjanjuk, që është i lindur në Ukrainë, mund të jetë gjykimi i fundit i madh i nazistëve për krime të luftës. Duket se i akuzuari 89 vjeçar, mund të jetë i paaftë për për tu paraqitur në gjykatë.

Zoti Demjanjuk i ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka kundërshtuar deportimin e tij në Gjermani për disa muaj, por në fund, një gjykatë në Shtetet e Bashkuara e ka refuzuar ankesën e tij.
XS
SM
MD
LG