Ndërlidhjet

KE: Pritet raporti për vendet e Ballkanit


Komisioni Evropian së shpejti, qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian, do tu paraqesë vlerësimin për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në arritjen e kushteve për heqjen e vizave të BE-së, tha sot në Bruksel, zëdhënësi Mikele Çerkone.

Por, ai nuk ka mundur të thotë se kur ky raport do tu dorëzohet vendeve anëtare të BE-së.

Mendohet se vendimi se për cilat vende të Ballkanit Perëndimor, deri në fund të këtij viti apo deri në fillim të vitit 2010, do të hiqen vizat, do të merret në muajin qershor.

Megjithatë, zëdhënësi Çerkone, tha se nuk dëshrion të “spekuloj” lidhur me afatet.
XS
SM
MD
LG