Ndërlidhjet

OSBE-ja e refuzoi kërkesën e qeverisë së Shqipërisë


Oraganizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka refuzuar kërkesën e qeverisë së Shqipërisë, që ta ndërrojë udhëheqësen e grupit, që do t’i monitoroj zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, më 28 qershor.

Qeveria e Shqipërisë ka ngritur shqetësime për emërimin e përfaqësueses britanike, Audrey Glover, për ta udhëhequr misionin e OSBE-së, duke argumentuar se ajo kishte dështuar ta ushtroj detyrën e saj në mënyrë adekuate, gjatë misionit në zgjedhjet e vitit 1996.

Zëdhënësi i ODHIR-it, Jens-Hagen Eschenbaecher, tha se kërkesa e Shqipërisë ishte refuzuar në bazë të parimeve.

“Nëse qeverive do tu jepej roli për zgjedhjen e vëzhguesve, kjo do të ishte fund i monitorimit objektiv dhe të paanshëm të zgjedhjeve”, tha zëdhënësi Eschenbaecher.
XS
SM
MD
LG