Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Kërkesat për energji mund të nxitin luftëra


Kremlini parashikoi se ardhmëria do të formësohet nga gara e ashpër për resurset e energjisë, që mund të nxitin konflikte ushtarake në kufijtë e Rusisë.

Në raportin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, të nënshkruar nga presidenti Dmitry Medvedev, i cili është postuar në web faqen e Këshillit të Sigurisë, radhiten sfidat kryesore për sigurinë kombëtare dhe nënvizohen prioritetet e qeverisë deri në vitin 2020.

Raporti thotë se bota “do të fokusohet në ruajtjen e resurseve të energjisë, përfshirë Lindjen e Mesme, rajonet Arktike, Kaspikun si dhe Azinë Qendrore”.

Raporti gjithashtu thotë se Rusia do të synojë “partneritet” të barabartë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa planet amerikane për mburojën antiraketore në Evropë i cilëson si një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e Rusisë.

Dokumenti vë në pah se Moska kundërshton zgjërimin e NATO-s me vendet që gjenden në kufinjë me Rusinë.
XS
SM
MD
LG