Ndërlidhjet

Belgjikë: Rasti i parë i virusit H1N1


Ministria e Shëndetësisë e Belgjikës ka konfirmuar se në këtë vend është paraqitur rasti i parë i virusit të gripit H1N1.

Autoritetet sot e njoftuan opinoinin për tastin, pasi në javët e kaluara te disa pacientë të dyshuar u vërtetua se nuk vuanin nga sëmundja e re.

Belgjika u bë vendi i 34 në botë në të cilin u regjistrua virusi H1N1, apo siç quhet ndryshe gripi i derrave.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në 34 vende të botës gjithasejt janë infektuar 5.729 persona, kurse 61 vetë kanë vdekur.
XS
SM
MD
LG