Ndërlidhjet

Obama kundër publikimit të fotove me abuzime


Raportohet se presidenti Barack Obama sot e ka kundërshtuar publikimin e dhjetëra fotografive, ku shihet abuzimi i të dyshuarve për terrorizëm, nga droja se fotografitë mund të nxitin një reagim të ashpër kundër trupave amerikane.

Agjencitë cituan një zyrtar të paemëruar amerikan, sipas të cilit, Obama i ka thënë ekipit të tij legal javën e kaluar se nuk ndjehet mirë me publikimin e fotografive, megjithëse në asnjë mënyrë nuk e fal sjelljen e atyre që janë përgjegjës për taktikat e ashpra të hetimit.

Muajin e kaluar, administrata Obama tha se do të pajtohet me urdhërin e gjykatës që fotografitë të publikohen deri në 28 maj.
XS
SM
MD
LG