Ndërlidhjet

Tel Aviv: Ish presidenti Katsav - në gjyq


Ish presidenti izraelit, Moshe Katsav, u parqit sot në një gjykatë, për tu ballafaquar me akuzat për dhunim dhe krime të tjera seksuale. Megjithatë, procesi u shty për muajin shtator.

Akuzat janë bërë nga disa punëtore, që kishin punuar për të, kur zoti Katsav ishte ministër i turizmit, në vitet e 90-ta dhe më vonë kur ishte president.

Ish presidenti Katsav, që dha dorëheqje në vitin 2007, thotë se është i pafajshëm dhe se në gjyq do ta pastroj emrin e tij.
XS
SM
MD
LG