Ndërlidhjet

logo-print

Biden: SHBA mbështesin sovranitetin e Gjeorgjisë


Nënpresidenti amerikan, Joe Biden e ka afirmuar atë që deklarata e Shtëpisë së Bardhë e quan mbështetje të “palëkundur” amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Deklarata u lëshua pas bisedës telefonike të Biden dhe presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili.

Në deklaratë thuhet se Biden ka shprehur mbështetje për qeverinë e zgjedhur demokratike, por nuk komentohet mbështetja për qeverinë e Saakashvilit.

Deklarata e SHBA-ve thotë se Biden i “ka mirëpritur masat e qeverisë së Gjeorgjisë si përgjigje ndaj protestave aktuale të opozitës”.
XS
SM
MD
LG