Ndërlidhjet

Mesiq: Pavarësia e Kosovës është realitet


Shpallja e pavarësisë së Kosovës është realitet, dhe Serbia, nëse nuk do, mund të mos e njohë, “por duhet të mundësojë komunikim të njerëzve dhe qarkullim të kapitalit, që edhe kjo pjesë të funksionojë si pjesët tjera të Evropës”, ka thënë presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq.

Në një prononcim për mediat e Shkupit, Mesiq ka shtuar se pas agresionit brutal të Millosheviqit, duhej të pritet bashkëpunimi i Kosovës me Serbinë, por elita politike serbe mendonte vetëm për serbët.

Presidenti kroat gjithashtu është shprehur kundër ndarjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG