Ndërlidhjet

Papa vizitoi Kishën e Varrit të Shenjtë


Papa Benedikti XVI sot u lut në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në fund të pelegrinazhit të tij në Tokën e Shenjtë.

Besohet se kisha qëndron në vendin ku Krishti u kryeqëzua dhe u ringjall.

Ky është një ndër tempujt më të shenjtë për të krishterët, dhe bashkë administrohet nga klerikët katolikë, ortodoksë, koptë, armenë dhe etiopianë.

Kreu i Kishës Katolike do të fluturojë në Romë sot pasdite, duke i dhënë fund turneut një javor në Lindjen e Mesme, ku vizitoi Jordaninë, Izraelin dhe territoret Palestineze.
XS
SM
MD
LG