Ndërlidhjet

Obama do t’i rikthejë tribunalet ushtarake


Presidenti amerikan Barack Obama pritet të shpallë rifillimin e tribunaleve ushtarake për disa të burgosur nga Guantanamo, por me kufizime të reja ligjore.

Hapi pritet të hasë në kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat vazhdimisht e kanë sfiduar sistemin sepse të akuzuarve u mohohen shumë të drejta, të cilat do t’i gëzonin në gjykatat civile.

Vetë Obama, deri sa ishte senator dhe gjatë fushatës presidenciale, e ka kritikuar sistemin, dhe i pezulloi tribunalet disa orë pasi mori detyrën në janar.

Zyrtarët thonë se më pak se 20 vetë nga 241 të paraburgosurit që ndodhen në Guantanamo, mund të gjykohen nga tribunalet ushtarake.

Kufizimet e reja përfshijnë ndalimin e të gjitha provave të nxjerra përmes trajtimit të vrazhdët, çnjerëzor dhe degradues.

Guantanamo pritet të mbyllet në janar, 2010.

Të burgosurit tjerë do të lirohen, do të transferohen në vendet tjera apo do të gjykohen nga gjykatat federale në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG