Ndërlidhjet

Ekonomia e eurozonës bie për 2.5 %


Agjencia e Statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha se ekonomitë e 16 vendeve të eurozonës kanë rënë për 2.5 % në tre muajt e parë të këtij viti.

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, shënoi rënien më të madhe që nga ribashkimi, prej 3.8 %.

Në Itali, bruto prodhimi shoqëror ka rënë për 2.4 %, që është rënia më e madhe prej vitit 1980.

Ndërkohë, ekonomia franceze hyri në recesion, pasi ekonomia ra për 1.2 %.
XS
SM
MD
LG