Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 22 militantë


Policia dhe zyrtarët lokalë thanë se 22 militantë talibanë u vranë në përleshjet në provincën Kandahar në jug të Afganistanit.

Njoftohet se talibanët kishin sulmuar dy postblloqe të policisë, duke i detyruar oficerët që të ikin, kurse kundërsulmi që pasoi ishte kryer me ndihmën e sulmeve ajrore të NATO-s.

Ndërkohë, Britania tha se një pjesëtar i marinës mbretërore ka vdekur nga një shpërthim deri sa udhëtonte me automjet në probinvën Helmand.
XS
SM
MD
LG