Ndërlidhjet

SHPK: Policët e suspenduar serbë nuk paguhen


Pjesëtarët serbë të policisë së Kosovës, të cilët prej shpalljes së pavarësisë nuk janë paraqitur në punë, më nuk do të marrin rroga, ka njoftuar policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se numri i këtyre policëve është afro 300.

Prej sot, këta policë serbë të Kosovës, “do të jenë të supsenduar nga puna pa pagesë”, tha zëdhënësi i policisë, Arbër Beka dhe theksoi se nëse ata nuk kthehen në punë “deri më 30 qershor, atëherë do të ndërpriten kontratat e punës me ta”.
XS
SM
MD
LG