Ndërlidhjet

Ren: Propozimet për heqjen e vizave në qershor


Komisioni Evropian synon që deri në fund të muajit qershor, Bashkimit Evropian, t’i rekomandoj heqjen e vizave për ato vende të Ballkanit, të cilat i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, tha sot në Bruksel, komisionari për zgjerim, Oli Ren.

Sipas tij, vendimi për heqjen e vizave për disa vende të Ballkanit Perëndimor, do të bëhet i plotëfuqishëm më 1 janar të vitit 2010.

Komisionari Ren tha se ky vendim varet nag vendet anëtare të BE-së, nga komisionari për gjyqësi dhe punë të brendshme, Zhak Baro dhe nga Komisioni Evropian.
XS
SM
MD
LG