Ndërlidhjet

logo-print

Feith: Emërimi i gjykatësve – hap pozitiv


Votimi në Kuvendin e Kosovës, për gjashtë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, është përshëndetur sot nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese “do të jetë mbrojtëse e Kushtetutës dhe gurthemel i sundimit të ligjit”.

Mëtutje, në njoftimin për media, thuhet se konkurrimet për tre anëtarët ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, po shqyrtohen nga zyra e zotit Feith “në konsultim me zyrën e kryetarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
XS
SM
MD
LG