Ndërlidhjet

Organizatat për të drejtat e njeriut të zhgënjyera me Obamën


Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë shprehur të zhgënjyera me vendimin e presidentit amerikan Barack Obama për të rifilluar gjykimet ushtarake të të dyshuarve që mbahen në burgun e Guantanamos.

Human Rights Watch në Shtetet e Bashkuara deklaroi se sistemi I komisioneve ushtarake, edhe me ndryshimet e propozuara nga Obama, është larg përmirësimit. Amnesty International akuzoi Obamën për nënvlerësimin e rëndësisë së sundimit të ligjit.

Ditë më parë, Obama paralajmëroi rikthimin e sisitemit të komiisoneve ushtarake të cilat do të siguronin që të dyshuarit të kenë gjykime më të drejta se më parë.
XS
SM
MD
LG