Ndërlidhjet

Ndërpritet dhunshëm parakalimi i homoseksualëve


Policia e qytetit ka ndërprerë dhunshëm protestën e rreth 20 homoseksualëve të cilët po parakalonin në Moskë.

Autoritetet e qytetit, ditë më parë, e kanë ndaluar mbajtjen e një aktiviteti të tillë duke e cilësuar atë si një gabim moral. Madje, kryetari i Moskës, Yuri Lushkov, i ka quajtur homoseksualët djallëzor.

Paraburgimet e protestuesve ndodhën në ditën kur Moska po përgatitet intensivisht për natën finale të Festivalit Evropian të Këngës- i cili ka zgjuar vëmendjen e aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve në Rusi, meqë disa garues të Evrovizionit kanë thënë se do të bojkotojnë festivalin po që se homoseksualëve u ndalohet parakalimi.
XS
SM
MD
LG