Ndërlidhjet

Peshavar: Nga bomba u vranë 9 vetë


Raportohet se nga një sulm me makinë - bombë në Peshavar të Pakistanit janë vrarë së paku 9 vetë dhe janë plagosur afro 20 të tjerë.

Policia tha se makina - bombë shpërtheu derisa një autobus i nxënësve po kalonte afër veturës së parkuar.

Ky sulm u bë në periudhën kur ushtria e Pakistanit është e angazhuar në përleshje të armatosura me militantët talibanë në luginën Swat, që është afro 120 kilometra në verilindje të qytetait Peshavar.

Armata tha se 47 militantë talibanë dhe tre ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve në 24 orët e fundit. Ushtria e Pakistanit, poashtu, njoftoi se trupat e saj janë afër qytetit kryesor në luginën Swat,Mingora.
XS
SM
MD
LG