Ndërlidhjet

SHBA: Rusia ta rishqyrtoj qëndrimin e saj


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur zhgënjim për dështimin e bisedimeve për zgjatjen e pranisë së misionit ndërkombëtar monitorues në Gjeorgji, për shkak të rezistencës ruse.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ian Kelly u tha mbrëmë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara shprehin “keqardhje të thellë” për këtë situatë dhe ka kërkuar nga Moska që ta rishqyrtoj qëndrimin e saj për vazhdimin e mandatit të misionit të OSBE-së në Gjeorgji.

Për shkak të rezistencës ruse, monitoruesit tash ballafaqohen me tërheqje deri më 30 qershor.

Rusia po synon njohje ndërkombëtare të qëndrimit të saj se rajonet separatiste gjeorgjiane, Osetia Jugore dhe Abkhazia, janë shtete të pavarura.

Por ky qëndrim kundërshtohet nga Gjeorgjia dhe nga të 56 vendet anëtare të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG