Ndërlidhjet

Mançester Junajted u bë kampion i Anglisë


Ekipi Mançester Junajted u bë kampion i Anglisë në futboll, pasi takimi me Arsenalin përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Ky është titulli i tretë i njëpasnjëshëm i Mançester Junajtedit, ndërsa titulli i 18 i këtij klubi në Premier Ligën e Anglisë.

Në këtë aspekt, është barazuar me Liverpulin, i cili poashtu 18 herë doli kampion.

Mançester Junajtedi tashmë ka fituar Kupën e Anglisë dhe Kupën Botërore të FIFA-s për këtë sezon.

Lojtarët e këtij klubi kanë rast për ta fituar edhe trofeun e katërt, pasi në finale të Ligës së Kampionëve në Romë, më 27 të këtij muaji, luajnë kundër Barcelonës.
XS
SM
MD
LG