Ndërlidhjet

Obama emëroi ambasadorin e ri në Kinë


Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka emëruar guvernatorin e shtetit Utah, Xhon Huntsman, për ambasador të ri në Kinë.

Zoti Huntsam është republikan dhe ka shërbyer në administratën e ish presidentit Bush.

Posti i ambasadorit në Kinë konsiderohet se është i një rëndësie të veçantë.

Zoti Huntsman ishte njëri nga udhëheqësit e fushatës së kandidatit republikan për president, Xhon Mekkein.

“E di se ai është një lider që vendin gjithnjë e ka para partisë”, tha presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG