Ndërlidhjet

Stajnberg: SHBA partner strategjik i Maqedonisë


SHBA-të mbeten partner strategjik i Maqedonisë dhe do t’i mbështesin përpjekjet, që po bëhen në kuadër të OKB-së, për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të emrit. Këtë pasdite në Shkup e deklaroi nënsekretari amerikan i shtetit, Xhejms Stajnberg.

“SHBA-të mbështesin fuqishëm përpjekjet e ndërmjetësit Nimic për gjetjen e zgjidhjes së emrit, nga e cila do të përfitojnë dy vendet” u shpreh Stajnberg.

Diplomati amerikan, pas takimit me kryeministrin Gruevski, tha se Uashingtoni mbështet integrimin evroatlantik të Maqedonisë, ndërsa ka falënderuar Shkupin për pjesëmarrjen në misionet ushtarake në Irak dhe Afganistan.

Kryeministri Gruevski ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen e dhënë dhe ka ritheksuar qëndrimin se Maqedonia është në pritje të përfundimit të zgjedhjeve evropiane në Greqi, që më pas të vazhdojnë negociatat për gjetjen e kompromisit për emër.
XS
SM
MD
LG